Kapllanaji PD-së s’i ndahet Berishës: Ka frikë për milionat e fshehura në boronicat e Gërdecit!

Agron Kapllanaj, kreu i PD-së për Fierin ka reaguar sërish ndaj Sali Berishës, pas sulmeve që kanë vazhduar mediat pro tij. Në këtë reagim, Kapllanaj ka qenë shumë i ashpër e ka folur për Shkëlzenin e tregtinë e boronicave
Reagim i Agron Kapllanaj
Sali Berisha ka ngatërruar adresë. Mendon se jeton ende në kohën kur ai dhe familjarët e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender. Tani që kjo kohë ka mbaruar, numërojnë tenderat publikë si lek gjobash që u mungojnë në arkën e shtëpisë. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre.
Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre.