“Këtu mban era nevojtore”, Majko tregon episodin nga fëmijëria: Vrapova i trishtuar te nëna…

Deputeti socialist Pandeli Majko ka treguar në seancën e sotme në Kuvend një histori nga fëmijëria, për të hequr paralele me sfidën ku ndodhet sot drejtësia e re.

Në fjalën e tij Majko u kthye pas në kohë, kur i ati ishte transferuar në Kuçovë duke treguar një episod me kushërinjtë e tij.

Ai deklaroi se qëllimi i reformës në drejtësi është prishja e statusquosë së korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Pjesë nga fjala e Majkos:

Majko: Drejtësia në Shqipëri ka një cekuilibër të fortë mes kujtimeve dhe projketeve.Problemet duhet të mirëkuptohen Profesionistë që kanë nisur të punojnë në drejtësin e re, janë formuar nga e njëjta kulturë e mëparshme. Në fëmijërinë time kur im atë u transferua në Kuçovë dhe vizitoheshim rregullisht nga kushërinjtë. Por si fëmi më trishtonte pakënaqësia e vizitorëve për erën e gazit   që ndihej në qytet për shkak të puseve të naftës.

Por u ndjeva shumë keq kur njëri prej kushërinjve më tha se këtu mban era nevojtore, unë  vrapova te nëna dhe me lot në sy thashë si guxonin të më ofendonin kështu. Sot kjo histoi më kujton familjarizimin e drejtësië më statusquonë  e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai është i frikshëm. Kjo statusquo ka krijuar të parekshëm.

Prishja e kësaj statusquoje ka qenë qëllimi kryesor i reformës në drejtësi. Pagat dhe strukturat e reja janë dytësore karshi qëllimit nga influenca e të mësuarit me erën e krimit. Raportimet  e institucioneve të reja të drejtësië në Kuvendin tonë, kanë qenë të rëndësishme. Në këto raportime ndihet rreziku që sistemin e drejtësisë ta vrasë pavarësia që Kuvendi dhe asistenca e perëndimit i ofroi me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT