Kryeministri spanjoll në Beograd: Kur është fjala për Kosovën, ne jemi me Serbinë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar në konferencë për media në Beograd, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se kur bëhet fjalë për “çështjen e Kosovës”, atëherë Spanja qëndron në anën e Serbisë.

“Spanja e mbështet Serbinë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe do të jetë gjithmonë me të në mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial dhe sovranitetit”, ka thënë Sanchez, raportojnë mediat serbe.

Ky qëndrim i Spanjës është i ditur prej kohësh.

Gjithsesi, më shumë se sa qëndrim parimor dhe respektim i të drejtës ndërkombëtare, ai vjen për interesa krejtësisht të brendshme të Spanjës.

Shteti spanjoll, prej vitesh përballet me kërkesa separatiste nga disa rajone atje, më e famshmja është përpjekja e Katalunisë për t’u shkëputur si republikë në vete.

Spanja është një nga pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës brenda Bashkimit Evropian. Gjithashtu, është shteti më i rëndësishëm, për nga madhësia, influence dhe ekonomia, e kësaj pesëshe mosnjohëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT