“Kurrë nuk e keni parë të shpërfytyruar në këtë mënyrë”/ Berisha për Ramën: Shkak 7 korriku, është shndërruar në një…

Sali Berisha: Së pari dua të theksoj se kur djemtë e Kosovës derdhnin gjakun, kur Adem Jashari luftonte, parafolësi i shndërruar në një pacient të pamjekuar, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë vetë Fatos Nano.

Sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit dua t’ju them të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndroi një trinom, Kremlin, Beograd, Tiranë.

Ky e mori Hashim Thacin dhe i sugjeroi të shtrëngonte duart me Putinin dhe të ndryshonte kufijtë. Edi Rama dhe Baton Haxhiu janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.

Ky është një aspekt, tjetër gjë është 7 korriku. Kurrë nuk e keni parë të shpërfytyruar siç doli kësaj here.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT