“Lufta do përshkallëzohej”/ “Kërcënon” Zelensky: Nëse Rusia nuk na kthen territoret…

Lufta në Ukrainë rrezikon të përshkallëzohet, por këtë herë duket se për shkak të Kievit zyrtar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se arritja e një armëpushimi midis vendit të tij dhe Rusisë pa rikthimin e tokave të humbura vetëm sa do ta zgjaste luftën. Në një intervistë për Ëall Street Journal ai paralajmëroi se armëpushimi që i lejon Rusisë të mbajë territoret ukrainase të pushtuara, vetëm sa do të inkurajonte një konflikt edhe më të gjerë, duke i dhënë Moskës një mundësi shumë për t’u rigrupuar për raundin tjetër të luftimeve.

“Ngrirja e konfliktit me Federatën Ruse do të thotë një pauzë që i jep Federatës Ruse riorganizohet”, raportoi Ëall Street Journal, duke cituar komentet e Zelenskiy.

Zelensky dhe më herët ka refuzuar një marrëveshje armëpushimi mes dy vendeve në këmbim të lëshimit të territoreve, duke thënë se ushtria e tij do bëjë përpjekje për të rikthyer dhe Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT