“Më vjen keq që ju zhgënjeva”/ Kreu i DPSHRR del nga SPAK: U thirra për një…

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhaj, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u thirr ditën e sotme për të dëshmuar.

Në një deklaratë për mediat ai deklaroi se çështja për të cilën ishte pyetur nuk kishte lidhje me detyrën e tij si kreu i kësaj drejtorie dhe me asnjë institucion shtetëror, por ishte një çështje e tretë.

E fundit/ Drejtori i DPSHTRR paraqitet në SPAK, detajet
“Nuk ka asnjë lidhje, u thirra për një verifikim, për një çështje të tretë që s’ka lidhje. Ndalova për respekt të DPSHRRR dhe për ju. Nuk ka asnjë lidhje me ministrinë as me rrugët, është një çështje e tretë, deklarova për një situatë që s’ka lidhje me asgjë nga këto. Nuk ka asnjë çështje për institucionet shtetërore, asnjë lidhje me asnjë institucion shtetëror. Më vjen keq që ju zhgënjeva.”- deklaroi ai në dalje nga SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT