Ministri i Brendshëm maqedonas përgënjeshtron Mickovskin: Shqiptari s’donte të vriste

Sipas tij, pretendimet e Presidentit, Stevo Pendarovski për përfshirje të agjentëve të huaj janë të vërteta, por në këtë moment nuk mund të jepen detaje të tjera, pasi cenohen hetimet për identifikimin e të infiltruarve.

Lidhur me motivin e incidentit të 6 korrikut te “Sheshi Skënderbeu”, Spasovski përgënjeshtroi kreun e opozitës, Hristijan Mickovski, i cili tha se një person u shfaq me armë zjarri kishte për qëllim ta vriste atë.

Shtetasi shqiptar, Jusuf Koka u shfaq me armë gjatë protestës, por siç deklaruan të afërmit e tij, ai po mbronte pronën që iu cenua nga disa protestues.

Ndërkaq policia ka bërë bilancin e të lënduarve nga protestat shtatë ditore në Shkup. Gjithsej 54 policë janë lënduar, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

22 persona janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, 15 prej tyre janë proceduar penalisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT