Moska paralajmëron: Nëse Ukraina përdor armë të NATO-s me rreze të gjatë, PASOJAT do të jenë shumë SERIOZE

Moska ka paralajmëruar  se do të ketë pasoja “shumë serioze”, nëse Ukraina përdor sisteme raketash të shumëfishta të prodhuara nga SHBA ose armë të tjera me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga NATO kundër territorit rus. Lajmi u bë me dije nga një zyrar rus, Konstantin Gavrilov.

Gavrilov është kreu i delegacionit rus në bisedimet në Vjenë për çështjet e sigurisë ushtarake dhe kontrollit të armëve.

“Nëse Forcat e Armatosura të Ukrainës përdorin MLRS amerikane ose armë të tjera me rreze të gjatë veprimi të NATO-s kundër territorit rus, pasojat do të jenë më se serioze”, tha Gavrilov në një deklaratë për shtyp.

“Një rritje në transferimin e armëve perëndimore në Kiev mund ta detyrojë Federatën Ruse të kalojë në reagime më të ashpra”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT