“Në 2013 u detyrova të pranoj ultimatumin e Ramës”/ Berisha zbulon prapaskenat: Më kërcënoi se…

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedimin online me diasporën, ku ka kthye vëmendjen tek vota emigrantëve.
Berisha deklaroi se në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje pa votuar edhe shqiptarët jashtë vendit, ndërsa shtoi se në vitin 2013 u bë ligji që pranonte votimin online të emigrantëve dhe Diasporës, por sipas tij ishte Edi Rama i cili kërcënoi se do të bojkotonte zgjedhjet dhe se në këtë mënyrë u detyrua ta pranonte ultimatumin e tij.
“Në vitin 2013 bëmë ligjin që pranonte votimin online të emigrantëve dhe Diasporës aty ku ishin, Rama kërcënoi se do të bojkotonte zgjedhjet nëse ky ligj kalonte dhe në këto rrethana u detyrova të pranoj ultimatumin e tij, por sot ju garantoj se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj. Ky është një detyrim Kushtetues. Nuk ka emigrant nga vendet e Ballkanit q nuk votojnë përveç atij shqiptarë. Tani zotëria i tij kërkon të përdorë disa formula që përdoren për emigracionin e shekullit të 19-të dhe këtë nuk do ta pranojmë, por do të luftojmë sëbashku me ju për parimin se çdo shqiptar kudo që ndodhet të ketë të drejtën e votën në qarkun, rrethin qytetin nga i cili është larguar”, tha Berisha.