“Ne presim të arrestohen, hajdutët mblidhen në festën e Amerikës”, Murrizi: Ja fusin popullit, e ktej bëjnë…

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar “marrëdhënien e re” mes ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe presidentit Ilir Meta, ku prej javësh shihen pranë e pranë njëri-tjetrit, të buzëqeshur në evente të ndryshme.
“Zemra mal na bëhet ne popullit kur shohim që udhëheqësit tanë shkojnë si vëllezër me njeri-tjetrin.
Bile kënaqemi shume që edhe kur bëjnë sikur zihen, e kanë thjeshtë tallje trapi ose loje me t’ia futur njëri-tjetrit, por në fakt ja fusin popullit”, shkruan Murrizi me ironi për shoqërinë e Yuri Kim me Metën, ku kujtojmë se vetëm pak muaj më parë dy personalitetet ndanin deklarata publike “kërcënuese” ndaj njëri-tjetrit.
Sjellim në vëmendje se diplomatja amerikane i kujtonte ndëshkimin nga drejtësia Presidentit Meta, pasi sipas saj në atë kohë ai kishte thyer ligjin. Deklarat nuk mungonin as nga ky i fundit, të cilit në emisione live i “luhatej” edhe toni i zërit kur e pyesnin për ndëshkim dhe arrestim.
“Ne presim që grepi i drejtësisë së re të kapi peshq të mëdhenj, ju te dashur “peshkaqen” të politikës dhe “peshkaqen” të reformës në drejtësi, i thoni drejtësisë së re t’ia rrasi Bektashit nga një fshat në Kuçovë se korr me autokombanjë.
Çdo shqiptar ka ëndërruar se drejtësia e “ re” do merret me ata qe kane qeverisur Shqipërinë në këto 32 vite, ndërsa dje pothuajse të gjithë hajdutet ishin në ceremoninë e festes Kombëtare të Amerikës në Pallat të Brigadave”, shkruan më tej Murrizi në lidhje me marrëdhënien “dashuri-urrejtje” të Kim me Metën.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
Sa më ka “ emocionuar” kjo foto!
Nuk ka më mire se sa kur i sheh udhëheqësit të qeshur, të lumtur, të gëzuar, të bashkuar siç i duam ne vegjëlia.
Zemra mal na bëhet ne popullit kur shohim që udhëheqësit tanë shkojnë si vëllezër me njeri-tjetrin.
Bile kënaqemi shume që edhe kur bëjnë sikur zihen, e kanë thjeshtë tallje trapi ose loje me t’ia futur njëri-tjetrit, por në fakt ja fusin popullit.
Nuk ka më mrekulli kur mendon se brenda një viti i sheh të tjetërsuar dhe të pajtuar deri në lumturi që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Para një viti tabelë qitje tek Mali me Gropa për raketat e imperializmit Amerikan, ndërsa dje në tabelë nderi për festen kombëtare të Kombit Amerikan.
Ehhhhh sa e hollë qenka kjo shejtan politikë!!!!!!!!!
Kot nuk ka thënë shoku Enver, si “pro” Amerikan që ishte, se lufta e klasave bëhet me zigzake, njëherë ashpërsohet në kulm, e pastaj zbutet si vaj kërpi.
Nuk e di a janë megjithë mend foto reale apo montazh mediatik????
Lus ZOTIN të jetë realitet se po është ndryshe do jete një zhgënjim i madh për të gjithë ne vegjëlinë që nuk duam as bukë, as ujë, as drita, as naftë, vetëm ju udhëheqja të mos ziheni se na e bëni gjakun ujë.
Aman se mezi ju kemi dhe pa ju nuk ka se kush te na e fus edhe 32 vite të tjera e nuk ka kush të tallë trapin me ne popullin e thjeshtë që nuk kuptojmë fare nga shakatë tuaja që një vit ziheni e shaheni me libër shpije e farefisi, pastaj kapeni qafë për qafë me plot dashuri mes njeri-tjetrit e ja fusni deri në qafe popullit
Ehhhhh sa mire na e bëni!!!!!
Ne presim që grepi i drejtësisë së re të kapi peshq të mëdhenj, ju te dashur “peshkaqen” të politikës dhe “peshkaqen” të reformës në drejtësi, i thoni drejtësisë së re t’ia rrasi Bektashit nga një fshat në Kuçovë se korr me autokombanjë.
Çdo shqiptar ka ëndërruar se drejtësia e “ re” do merret me ata qe kane qeverisur Shqipërinë në këto 32 vite, ndërsa dje pothuajse të gjithë hajdutet ishin në ceremoninë e festes Kombëtare të Amerikës në Pallat të Brigadave.
Çfarë ulje të butë që kanë bërë mor aman?????
Nga Mali me Gropa në Pallat të Brigadave pa u lënduar fare.
Ehhhhh sa të mirë e keni “parashutën” more shejtanër që për menderen tuaj zbrisni dhe uleni në çdo prehër të atyre që ju kanë sharë, luftuar, sulmuar, anashkaluar, linçuar ,nga çdo lartësi që jeni saqë do ju kishin zili pilotët më të mirë japonezë.
Inshalla zgjat gjatë kjo “ dashuri” mes Jush se po u “ ngatërruat” përsëri me njeri-tjetrin në shtator, do na mërzitnit pa masë, dhe do na lëndonit zemrat.
Se shtatori është muaj “ sherri” dhe muaji ku merr hov pabesia, ngulja pas shpine, armiqësia, mes njeri-tjetrit që para nesh vegjëlisë ju kemi ditur si vëllezër e motra, si miq e si pjesëtarë të një familje.
Do ju lutesha shume që këtë shtator mos na e prishni gëzimin dhe lumturinë që kemi për harmoninë Tuaj.
Me shumë respekt dhe rixha pa mase nga në vegjëlia “idiote” që nuk e kuptojmë kaq thellë politikën.