Nga Big Basta te gazetarja Erisa Zykaj, këta janë personalitetet shqiptare në diasporë që do të bashkëbisedojnë me Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë.

Janë emra të njohur si Big Basta, gazetrja Erisa Zykaj dhe të tjerë personalitete që do të marrin pjesë në këtë bashkëbisedim.

Njoftimi për media:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë.

35 personalitete të fushave të ndryshme të jetës, shkrimtarë, pedagogë, gazetarë, drejtorë bankash, investitorë, artistë e të tjerë, do të komunikojnë nëpërmjet platformës online.

Personalitete të cilët jetojnë në Europë, SHBA, Kenia dhe Zelandë të Re në orën 20.00 do të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre se si e shohin ata situatën politike, ekonomike dhe migrimin masiv në Shqipëri.

Mes tyre janë emra të njohur për shoqërinë shqiptare si;

Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.

Zekri Palushi – Mjek, Australi

Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA

Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër

Iva Grillo – Aktiviste – Irlanë

Erisa Bajaziti – Belgjikë

Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe

Big Basta – Artist – Zelandë e Re

Bashkëbisedimi do të realizohet me regji nga selia e Partisë Demokratike nëpërmjet teknologjisë më të avancuar digjitale online.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PD

Back to top button
LAJMET E FUNDIT