“Ngelën duke përqafuar njëri-tjetrin”/ Berisha për festimet e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA: Nuk mora ftesë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencën e përjavshme me gazetarët, ku ndër të tjera është pyetur dhe në lidhje me mungesën e tij në festimet e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Berisha tha se ftesa e munguar prej ambasadores Kim e nderoi, ndërsa koncertin që u zhvillua në mbrëmje në shesh, e cilësoi si “funebër”, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata.

“Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi, kjo për faktin se ajo ka dhënë një me qëndrimet e saj ka dëmtuar bashkë me Ramën dhe mafien e Sorosit më shumë se kush tjetër perceptimin e shkëlqyer që shpatarët kanë pasur për SHBA.

U ndjeva i privilegjuar që nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionale të trojeve, dhe shprehem përshëndetjet dhe urimet më të mira në 100 vjetorin, në të cilin PD dhe Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme, historike në ato marrëdhënie.

Ky është qëndrimi im, por asgjë s’më lëkund mua besimin te SHBA si vend i madh i lirisë, partneri më strategjik.

Më lejoni që të falënderoj ata qindra punonjës rrogëtar, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert po thuajse funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata.”- tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT