Nipi i deputetit të njohur të PD humbi jetën pasi u shemb tenda, del ekspertiza e 22-vjeçarit/ DETAJET e ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë ku si pasojë e motit të keq një tendë kaleçetoje u shemb duke i shkaktuar vdekjen 22-vjeçarit Armando Kazmas.

Mësohet se policia ka shoqëruar mbrëmë pronarin e kësaj kalçetoje si dhe dy punonjësit. Pas verifikimeve të bërë ngjarja është konsideruar si fatkeqësi natyrore pasi ishte brenda standardeve. Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë duke luajtur edhe i atij i tij dhe vëllai i vogël.

I riu mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.

22 vjeçari është nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka bërë edhe një dedikim prekës në faqen e tij në Facebook. 

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!

Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!

Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!

Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!

Nga te gjithe ne Armandua jone!

Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!

Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!

Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!

Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!

Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT