“Njeriu që u rrah për fjalën e lirë, sot…”/ Deputetja e PD reagon për ‘dënimin’ i gazetarit nga Rama: Duhet hapur një shkollë për riedukimin e kryeministrave

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka “dënuar” me tre muaj riedukim gazetarin Klevi Muka, pasi nuk i pëlqeu pyetja që i drejtoi gjatë konferencës për mediat.

Deputetja Açka thekson se Edi Rama dikur ishte njeriu që është rrahur për fjalën e lirë, ndërkohë që sot sipas aj është kthyer në harbutin e mediave.

Shkrimtarja thekson se fjala riedukim është marrë nga diktatura, ndërkohë që shton se duhet hapur një shkollë për të “riedukuar Kryeministrat e Demokraturës”.

“E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.

Në solidariteit me gazetarët!

Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.

Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.

Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”, thekson Açka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT