“Nuk jam në garë as me Lulushin as me Berishën”, Meta nga selia e LSI-së: Kjo është ajo që kërkoj

Ish presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ishte nëgarë as me Berishën dhe as me ish kryedemokratin, Lulzim Basha të cilin e etiketoi si “Lulushi”. Ndërsa shtoi se e vetmja gjë që kërkonte ishte vendosja e ligjit për referendum.

Ish presidenti, Ilir Meta: Nuk jam në garë as me Berishën as me Lulushin. Kam që në 2 mars që pres të bashkohemi dhe të bëjmë përpara për popullin shqiptar.

I duartrokas primaret që ka sjellë Berisha por referendumi tani është vetë Shqipëria sepse është vënë në diskutim ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi.

Kam një pushtet të jashtëzakonshëm, e kam të vështirë të dal në rrugë sepse mbes me orë të tëra në takime me njerëzit. Unë ua kam lënë të gjitha të tjerëve, unë dua vetëm referendum.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT