PAMJET E PLOTA/ “Jam djali i Sali Lushës unë or të q**** motrën”, momenti kur grupi i Stresit dhunon keq BMT (VIDEO)

Këto janë pamjet e plota të dhunës ndaj ish-anëtarit të grupit TBA, BMT, Arben Simonit, i cili u rrah barbarisht nga grupi i reperit Stresi.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.

Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë, BMT, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty” – dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë fytyrën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT