Parti e re?! Mblidhen në një lokal 19 deputetët e grupit të PD, nuk i janë bashkuar Berishës! Diskutojnë për të ardhmen e tyre politike. Emrat

Deputetë të grupit parlamentar të PD, të cilët nuk i janë bashkuar grupit të Sali Berishës janë mbledhur në orën 18:00 në një nga lokalet e Tiranës. Në fokus të diskutimeve është e ardhmja e tyre politike.

Këta deputetë, prej kohësh kanë qëndruar përballë Berishës në nismat që ka ndërmarrë siç ishte Foltorja, 2 Kuvendet dhe gara për kreun e PD-së.

Pritet qe nga diskutimet e tyre te dale dhe konkluzioni i perbashket, se cilen rruge do te ndjekin per mbijetesen e tyre politike, perderisa asnjeri prej tyre me zgjedhjet e reja te Berishes ne PD nuk eshte perfshire ne forumet dhe strukturat drejtuese te kesaj partie.

Kjo perkthehet dhe me perjashtimin nga jeta parlamentare qe ne zgjedhjet e radhes dhe per pasoje dhe nga politiuka, pasi ne Shqiperi, tribuna e Kuvendit eshte dhe arena kryesore e promovimit te politikaneve.

Deputetët e pranishëm në takim

  1. Kreshnik Collaku
  2. Gazment Bardhi
  3. Dhurata Cupi
  4. Helidon Bushati
  5. Andia Ulliri
  6. Ervin Salianji
  7. Bledjon Nallbati
  8. Arbi Agalliu
  9. Lefter Geshtenja
  10. Flamur Hoxha
  11. Eralda Bano
  12. Merita Bakiu
  13. Kastriot Piroli
  14. Ferdinand Xhaferraj
  15. Emilia Koliqi
  16. Seladin Jakupllari
  17. Zheni Gjergji
  18. Dashnor Sula
  19. Grida Duma

Back to top button
LAJMET E FUNDIT