Paskal Milo: Si e shpëtoi presidenti amerikan Wilson Shqipërinë nga copëtimi

Historiani dhe Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, risolli në vëmendje mbrëmjen e sotme, në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, rolin që presidenti Thomas Wilson ka luajtur në mbrojtjen e vendit tonë nga copëtimi.
“Vlora deri në Tepelenë i kalonte Italisë dhe Italia do të merrte dhe kujdestarinë mbi një shtet të vogël shqiptar që do krijohej që ata e quanin shtet mysliman shqiptar midis Vjosës dhe Matit, jugu i kalonte Greqisë ndërsa veriu i kalonte Mbretërisë serbo-kroate-sllovene. I jepej Shkodrës një status i veçantë si krahinë autonome brenda Jugosllavisë”, është shprehur Milo në emisionin “Drejt”.
Pjesë nga fjala e historianit Paskal Milo
Si e shpëtoi presidenti Wilson Shqipërinë nga copëtimi? Është një nga aktet më të rrezikshme kundër Shqipërisë dhe i fundit në konferencën e paqes së Parisit, qarkulluan disa variante por i fundit dhe më i rrezikshmi ishte memorandumi i 14 janarit 1920 i nëshkruar nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.
Vlora deri në Tepelenë i kalonte Italisë dhe Italia do të merrte dhe kujdestarinë mbi një shtet të vogël shqiptar që do krijohej që ata e quanin shtet mysliman shqiptar midis Vjosës dhe Matit, jugu i kalonte Greqisë ndërsa veriu i kalonte Mbretërisë serbo-kroate-sllovene.
I jepej Shkodrës një status i veçantë si krahinë autonome brenda Jugosllavisë. Propjektin e kundërshtuan vetë jugosllavët sepse duhet ti lëshonin Italisë territore të tyre ose të kontestuara prej tyre në Dalmaci. Tek Wilson u përplasën të dy palët, jugosllavët dhe shqiptarët. Franca, Britania dhe Italia i kërkuan firmën duke i dërguar letër.
Wilson ishte i sëmurë dhe korrespondencën e bënte e shoqja. Ai e hedh poshtë letrën e parë dhe thotë se çështjen se kemi në rregull. I bëjnë një letër të dytë dhe e hedh poshtë.
Në 6 mars 1920 u kthen përgjigje duke u thënë se duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet italo-jugosllave me palët direkte të interesuara jo me shpenzimet e shqiptarëve, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të jenë të pavarur. Kur përfundoi Konferenca e Paqes së Parisit dhe hyri në fuqi Lidhja e Kombeve, Shqipëria u bë anëtare në 17 dhjetor 1920. Pranimi ishte konfirmim dhe pranim, njohje kolektive e sovranitetit të shtetit shqiptar, pavarësisë dhe integritetit territorial.