Paskal Milo: Të mos ngremë gotat e shampanjës, fillon një etapë kushtëzimesh

Miratimi i propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i hap rrugën hapjes së negociatave për të dhe për Shqipërinë. Megjithatë, për ish-ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, pavarësisht se mund të cilësohet arritje, ky moment shënon hyrjen në një etapë të re, që e vë vendin para kushtëzimeve shumë serioze.

“Në një përqindje të madhe politika e ka ngadalësuar këtë proces pasi shpesh janë sakrifikuar standardet e kërkuara. Jo gjithnjë janë respektuar standardet, jo gjithmonë është ecur me frymën europiane. Duhet të pranojmë se erdhi dita për të hapur negociatat. Duhet festuar por një festim i maturuar.

Ajo që ndodhi është një arritje, por njëkohësisht është fillimi i një etape të dytë që e vë Shqipërinë para kushtëzimeve shumë serioze. Negociatat do të jenë tepër profesioniste, standardet duhet të plotësohen në detaje. Nuk duhet të ngremë gotat e shampanjës se Shqipëria u pranua në BE. Është fillimi i një etape të dytë. Ka një numër çështjesh që do të diskutohen në vijim.

“Në një përqindje të madhe politika e ka ngadalësuar këtë proces pasi shpesh janë sakrifikuar standardet e kërkuara. Jo gjithnjë janë respektuar standardet, jo gjithmonë është ecur me frymën europiane. Duhet të pranojmë se erdhi dita për të hapur negociatat. Duhet festuar por një festim i maturuar. Ajo që ndodhi është një arritje, por njëkohësisht është fillimi i një etape të dytë që e vë Shqipërinë para kushtëzimeve shumë serioze. Negociatat do të jenë tepër profesioniste, standardet duhet të plotësohen në detaje. Nuk duhet të ngremë gotat e shampanjës se Shqipëria u pranua në BE. Është fillimi i një etape të dytë. Ka një numër çështjesh që do të diskutohen në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT