Privatizimi i kompleksit Partizani, Balla: Depozitova prova të reja në SPAK për këtë mega-grabitje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se sot ka depozituar në SPAK prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani.

Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se prej vitit 2012 nuk ka ndërprerë snjë vit denoncimin për grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

“Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund” shkruan Balla.

Kujtojmë që për privatizimin e kompleksit “Partizani” Balla ka bërë padi për shpërdorim detyre për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT