Protesta e Berishës para kryeministrisë/ Reagon Yuri Kim: E rëndësishme të zbatohet ligji dhe…

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike.
Gjatë një aktiviteti të Dhomës Amerikanë të Tregtisë, ambasadorja ka deklaruar se është e rëndësishme që protesta të jetë paqësore dhe të zbatohet ligji.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim, para aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.