Protestat e dhunshme në Shkup/ Lideri i opozitës publikon foton: Ky person donte të më vriste

Lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut, Hristjan Mickoski ka akuzuar një person se ka dashur ta vrasë gjatë protestave që po zhvillohen mbrëmjen e sotme në Shkup.

Ai ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto ku shihet një person i armatosur që ka drejtuar pistoletën.

“Ky është personi që donte të më vriste sot. Kërkoj menjëherë që të ndalohet nga policia” – shkruan Mickoski.

Protestat e dhunshme në Shkup/ Lideri i opozitës publikon foton: Ky

Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se ai është pronari i një biznesi në afërsi të Kuvendit ku po zhvillohen edhe protestat. Sipas tyre, personi i armatosur ka dashur të mbrojë biznesin e tij, pasi protestuesit kanë tentuar t’i afrohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT