“Pse më shikon”/ Si nisi sherri për plazhet në Vlorë që trembi turistët, 30-vjeçari nxori armën dhe…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Vlorë ditën e djeshme, ku në zonën e “Ujit të ftohtë” u regjistruan të shtëna me armë.
Mësohet se ka ndodhur në sherr mes dy pronarëve të plazhit në këtë zonë, i cili nisi me fjalët “Pse më shikon”.
Konflikti më pas ka degraduar dhe në përdorimin e armës, por fatmirësisht pa të lënduar. Aurel Licaj qëlloi në ajër duke shkaktuar panik tek turistët e shumtë, ndërsa menjëherë pas kësaj në vendngjarje mbërritën forcat e policisë që ndaluan dy personat.