Roja bregdetare në Spille shpëton nga mbytja një pushues të moshuar që e përfshinë dallgët

Një roje bregdetare në plazhin e Spilles ka shmangur një tragjedi. Burime për mediat bëjnë me dije se rreth orës 17:00 roja bregdetare ka arritur të shpëtojë nga mbytja një të moshuar.

Nga raportimet e para, mësohet se personi që rrezikonte të mbytej është nga Elbasani, rreth 60 vjeç.

Ai kishte mbetur në det pas shtimit të intensitetit dhe madhësisë së dallgëve dhe vrojtuesi Festim Suli ka hyrë për ta shpëtuar duke e nxjerrë menjëherë në breg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT