Sherr për shezlongët/ Me armë në dorë, momenti pasi autori qëlloi në Vlorë, një burrë përpiqet ta ndalojë

Një foto është publikua ku një person me pistoletë në dorë shfaqet në afërsi të plazhit te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë.

Një tjetër qytetar përpiqet ta ndalojë. Megjithatë burri ka qëlluar në ajër, citohet në komunikatën e policisë.

Pas këtij veprimi ai është zhdukur në drejtim të paditur.

Sipas informacioneve, sherri ka ndodhur p♪r motive banale. Por grupi hetimor do të zbardhë rrethanat e vërteta të ngjarjes në fjalë.

Krismat në plazh kanë trembur pushuesit duke e bërë të pasigurtë ditën e tyre të pushimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT