Shikoni gjestin që bëri ambasadori i Bosnje-Hercegovinës, kur Berisha fliste për Srebrenicën

Kuvendi po mban sot seancën ku pritet të dënohet gjenocidi serb në Srebrenicë. Projekt-rezoluta është paraqitur nga maxhoranca, pasi disa javë më parë rrëzoi atë të paraqitur nga deputetët e Partisë Demokratike.

Projekt-rezoluta me titull “për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë” është bërë dhe pjesë e debatit në parlament, pasi opozita thotë se aty duhet të shkruhet qartë “gjenocidit serb”.

Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Shqipëri ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm në sallën e Kuvendit. Ai ka dëgjuar me vëmendje të gjitha diskutimet, por gjatë kohës që ka folur ish-kryeministri Sali Berisha, ai ka nxjerrë telefonin dhe e ka filmuar.

Ambasadori e ka mbajtur telefonin me të dy duart për disa minuta duke e regjistruar të plotë fjalën e Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT