Si u fut Shqipëria në krizë energjetike? Berisha: Rama me Ballukun kryen vjedhje të paimagjinueshme…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dhe ditën e sotme takimin e përjavshëm me gazetarët, në lidhje me zhvillimet në vend.

Këtë herë ai është ndalur te kriza energjetike në të cilën ndodhet vendi ynë, ndërsa tha se ajo është shkaktuar nga vjedhjet e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.

Sipas Berishës, 6 mujori që lamë pas ka qenë një ndër më të bollshmit në shira duke ndikuar në teprica të prodhimit të energjisë, por vjedhjet kanë bërë që Shqipëria të hyjë në krizë.

“6 mujori që kaloi, janar-qershor ka qenë një nga 6 mujorët më të bollshëm në shira, në prodhim dhe teprica energjie. Si ndodhi që erdhëm këtu ne tani? Sepse energjia është shndërruar në shkopin magjik të vjedhjeve të paimagjinueshme ndaj qytetarëve shqiptarë nga qeveritarët.

Në 6 mujorin më të lagësht, ndër shumë vite, Edi Rama, Belinda Balluku dhe ekipi i tyre kanë bërë 60 blerje energjie elektrike.

Kanë bërë 60 blerje që të gjitha afatshkurtra, deri dhe blerje 24 orëshe, dy ditore, tre ditore, e mund të gjendet tek-tuk ndonjë 5 ditore.

Blerje duke ndarë para me të tjerët se blerje të tilla kurrë një shtet nuk mund të bëjë. Nëse ti do, për arsye të caktuara të blesh energji do bësh një tender së paku tre mujor, së paku 90 ditor e s’ka dyshim që në këtë sasi ti blen energji me çmime minimumi 2 herë më lirë se sa në blerjet ditore e 3 ditore.”- tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT