“Siguria e vendit është në rrezik”/ ALARMON presidenti maqedonas: Rusia po keqpërdor protestat e Shkupit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me protestat që po mbahen në Shkup, për propozimin francez.

Në një intervistë për mediat maqedonase, Pendarovski ngriti alarmin se t Federata Ruse po keqpërdor faktin se qytetarët po protestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez.  Sipas tij, situata e sigurisë në Maqedoni sa vjen e po përkeqësohet.

“Ajo që di dhe marr nga autoritetet e sigurisë është se ka elementë që na vijnë nga rajoni! Maqedonia aktualisht është nën sulme hibride të intensifikuara të ngjashme me nivelin që kishim në vitin 2018. Palët e treta, konkretisht Federata Ruse, po keqpërdorin faktin se qytetarët po protestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez”, theksoi Pendarovsi.

Protestat e opozitës tashmë disa netë radhazi kanë shkaktuar trazira në kryeqytetin e Maqedonisë, duke shkaktuar zjarrvënie, lëndime të punonjësve policorë, dëmtim të pronave publike dhe private si dhe kaos në qytet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT