“Situata tepër e rëndë ka kapluar shtetin”/ Meta “urdhër të prerë” Ramës: Hiq urgjent …

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në konferencën e parë si kreu i kësaj force të re.
Në fjalën e tij, ndër të tjera Meta i është drejtuar dhe kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka kërkuar të marrë masa për shkarkimin e kreut të doganave Genti Gazheli, pas publikimit në media të disa akuzave ndaj tij, e po ashtu dhe të patronazhistëve.
“Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze.
Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme. Ndaj dua ti bëj thirrje Ramës që të heqë urgjent arkëtarin e partisë nga Doganat dhe patronazhistet nga doganat dhe Tatimet.
Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar.. Të gjitha këto dhëna, të bëra nga publike nga raporte të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare provojnë qartë atë që kemi thënë në krye të herës që Qeveria ka vetëm një axhendë antikombëtare, shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë, që duhet dhe do ta ndalim një orë e më parë.” tha ai.