“Sjellje arrogante”/ “Ekonomia” i rrëzoi dekretin për Butrintin, reagon Meta: Po goditet trashëgimia kulturore

Presidenti Iliri Meta ka reaguar pasi Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin e tij në lidhje me marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Në një konferencë për mediat, Meta deklaroi se kjo tregon një sjellje arrogante të qeverisë ndaj ekspertëve , të cilët u përjashtuan nga konsultimi.

“Kemi një zhvillim të freskët nga Kuvendi ku komisioni ka rrëzuat dekretin e presidentit për Butrintin që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore, dhe që na risolli dhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin dhe dëgjesën e ekspertëve të fushës që u përjashtuan sot në mënyrë brutale, dhe që tregon qartë se deputetët që kanë vepruar në këtë mënyrë janë diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara kombëtare si Butrinti. Vetëm për arsye të errëta dhe korruptive dhe ndoshta motive edhe më thella se aq.

Nuk kemi të bëjmë me një rast por një vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore në shumë zona të tjera të vendit tonë. Ndaj uroj që deputetët në seancë plenare të dëgjojnë argumentet në dekretin përkatës që kanë të bëjnë me shkeljen e kushtetutës.”- deklaroi Meta.

Në qershor Meta riktheu për shqyrtim marrëveshjen për administrimin e parkut të Butrintit. Në atë kohë Meta u  shpreh se kjo marrëveshje cënonte dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Presidenti tha më parë se praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT