Tabaku dhe Pampuri në Amerikë me kolegët e PS, dhëndri i Berishës i sulmon: Ndrikullat fitojnë kur humb PD

Një grup ligjvënësish shqiptarë ndodhen në Ushington në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të takuar përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga PD, janë deputetet Jorida Tabaku e Oriola Pampuri.

Socialistët kanë dërguar në Amerikë Blendi Klosin dhe dy ish-ministret Etilda Gjonaj e Anila Denaj, aktualisht deputete.

Kolegët të majtë dhe të djathtë kanë pozuar bashkë të qeshur nga SHBA-të, por kjo foto është përdorur nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i quan dy politikanet demokrate “ndrikulla”.

“Opozita e lumtur. Fitojne kur humb PD”, shkruan Malltezi, ndërsa në brendësi të fotos bën një shënim tjetër: Ndrikullat fitojnë kur humb PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT