Të gjithë duan të bëhen… kryetarë: 561 kandidatë në PS, 34% nuk kanë mushur as 35 vjeç

Edi Rama ka publikuar shifrat e kandidatëve për kryetarë të Partisë Socialiste nëpër rrethe.

Në total janë 561 kandidatë për kryetarë të PS.

34% e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë.

Ndërkohë 263 kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç, ose 47% e kandidaturave.

Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi.

Ndërsa nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.

Në mbledhjen e Kryesisë, do të shqyrtohet i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani si dhe do të analizohen kandidatët e paraqitur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT