Të shtrirë në tokë dhe me pranga në duar/ Policia arreston dy të rinjtë në Shkodër, ja akuzat

Dy të rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke u punuar në një parcelë me drogë, të fshehur mes maleve.

Mësohet se në prangat e policisë, kanë rënë E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Parcela me kanabis ishte në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar dhe u zbulua pasi policia zhvilloi disa kontrolle me dron

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT