“Të zë mallkimi i tij”/ Po akuzonte Berishën, Spiropalin e zë kolla dhe nuk mbaron dot fjalën

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha sot në Kuvend, ku nuk ka kursyer as akuzat dhe ironitë ndaj tij.
Spiropali e quajti Berishën si një njeri që zvarritet foltoreve, ndërsa për opozitën tha se është plot hare pasi po i afrohet dita për t’u bashkuar me Ilir Metën.
E teksa po fliste për opozitën, Spiropalin e ka zënë kolla duke e detyruar të ndërpresë edhe fjalën. “Po, të zë mallkimi i Berishës”, tha ministrja socialiste.
Pjesë nga fjala e Spiropalit në Parlament:
Mjerë ai që zvarritet pas foltoreve dhe mikrofonëve, pa kuptuar që uji i tij ka sosur dhe koha e tij ka mbaruar. Ju ka zënë një harmoni e madhe sot me njëri-tjetrin, patjetër se mendoni që keni fituar pushtet mbi opozitën se mandat pas mandati aty do të jeni. Gjithsesi do t’ju shtohet hareja se ju e mundët Lulin se ai ishte i mundur, dhe me atë protestën keni humbur dhe Enkelejdin. Por do shtoheni me Ilirin, ai që shërbente si molotov i opozitës dhe si shkop në rrotat e qeverisjes. Por ta gëzoni dhe Ilirin dhe u bëfshi bashkë se sa më shumë të bëheni aq më pak vota do të merrni.
Ku ishit e ku po shkoni? Asgjëkund. Unë nuk bëj shaka kur flas me një ton të tillë, piskamat tuaja nuk i dëgjon më njeri. Nuk jemi ne armiqtë tuaj. Armik i atij që foli ka qenë gjithmonë drejtësia, aleati i tij ka qenë pandëshkueshmëria. Ju mund të funksiononi vetëm me armiq se atë ju ka futur në shpirt ai komunisti i fundit në republikën e Shqipërisë. Ju që braktisët zgjedhjet për institucionet e drejtësisë.
E mbani mend Lulzimin që kur kishte seanca gjyqësore shkonte në Hollandë, mbante dhe një shami në faqe se i dhimbte dhëmballa. Saliu e di më mirë se kushdo tjetër se kush i shërbente atij, amnistohej edhe kur qëllonte me pushkë në bulevard, edhe kur vriste në gërdec. Të zë mallkimi i atij. Apo jo Gazi, mua më vjen prapë zëri Gazi por shiko Lulin se i ka ikur përfundimisht.