Tensionohet situata në parlament/ Berisha bllokon foltoren pasi Felaj nuk i dha fjalën, ndërpritet seanca

Është ndërprerë për 5 minuta seanca plenare, pasi ish-kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren për shkak se nuk iu dha fjala.
Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, ka refuzuar t’i japë fjalën kreut të PD, Sali Berisha, duke i thënë se nuk është radha e tij.
Menjëherë pas kësaj, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta.