U mbyt teksa shpëtonte vëllain dhe shokun e mitur, Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut!

Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama. Ki i fundit ka shkuar në shtëpinë e të riut dhe u ka dhënë lajmin familjarëve.
Anri humbi jetën duke shpëtuar vëllain e vogël dhe shokune tij, të cilët po rrezikonin të mbyteshin në dallgët e detit Adriatik.
Pasi ia doli të shpëtonte vëllezërit, ai nuk mundi të dilte dot vetë.
Me Ramën, ishte edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shfaqej e prekur për ngjarjen.