Vëllai i heroit Arjan Sala: Nënës dhe babës i ka ngelur loti në sy, ndërsa prokuroria e ka mbajtur dosjen peng

Kanë kaluar një vit e pak muaj që nga tragjedia e marsit të vitit 2021, ku nga zjarri që përfshiu magazinën tek Casa Italia, mbeti i vdekur Arjan Sala, 32-vjeçari i cili punonte si shef sigurie në objekt.

Sala bëri aktin heroik, pasi hyri në mes të flakëve, shpëtoi disa punonjës, por vetë mbeti brenda, duke mos shpëtuar dot. Ky gjest, pati një ndikim të madh tek shqiptarët të cilët e quajtën Salën një HERO të vërtetë.

Ndërkohë, Edmond Sala, vëllai i Arjan Salës, ka dhënë një deklaratë për mediat ku u shpreh i zhgënjyer nga ana e veprimeve të Prokurorisë e cila edhe pas më shumë se një viti ende nuk ka zbardhur asnjë informacion të mëtejshëm lidhur me ngjarjen.

“Vëllai im iku si hero duke shpëtuar jetë njerzish por shumë nëna do kishin qarë e duke pritur 3 ditë për nxjerrjen e trupave në atë bodrum të mallkuar por loti në sy i ka ngelur nënës dhe babës tim edhe për atë nip te vogël që na ka lënë. Heronjtë nuk vdesin kurrë por të drejten e vetë e duan uroj të reflektohet nga ana e prokurorisë më shumë se 12 muaj peng dosja as një informacion”– shprehet vëllai i heroit Edmond Sala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT