VIDEO/ Ç’po “trazon” Vuçiç? Të shtëna me armë dhe sirena lufte në Novi Pazar, presidenti serb paralajmëron deklaratë urgjente

Pasditen e sotme të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Novi Pazar të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi pritet të hyjë në fuqi marrëveshja e reciprocitetit për targat e makinave nga Serbia.

Ndërkohë, ditën e sotme në veri të Kosovës raportohet se ekstremistët serbë kanë bllokuar disa akse rrugore duke parkuar kamionët në mes të rrugës.

Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është vendosur një bllokadë edhe në Rudarë të Zveçanit, përkatësisht në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Hoti gjithashtu bëri me dije se bllokadat janë vendosur edhe në fshatin Zupqë, që gjendet në afërsi të magjistrales Bërnjak-Mitrovicë.

Ndërkaq, sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Mësohet se sirenat janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, sirena të cilët zakonisht lëshohen kur ka ndonjë organizim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT