VIDEO/ Oran 2022, Erkand Qerimaj përballet me padrejtësi, por siguron medalje argjendi

Erkand Qerimaj ja ka dalë të ngrejë plot 149 kg në provën e tretë të stilit të shkëputjes, duke siguruar vendin e dytë në këtë stil. Dy provat e para dështuan për peshëngritësin shqiptar, i cili vetëm në provën e tretë ja doli me sukses.
Në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri, për pak Qerimaj u përball me padrejtësi. Njëri prej gjyqtarëve e konsideroi të pakalueshme si provë, ndërsa dy të tjerët jo.
Pas verfikimit dhe kontestimeve nga ekipi shqiptar, prova u quajt e rregullt duke i siguruar Qerimajt dhe Shqipërisë medalje argjendi. Tashmë është radha e stilit të shtytjes.