Zgjedhjet për kryetar dege të PS/ Rama publikon shifrat: Në total 561 kandidatë, 190 të moshës 35 vjeç! 32.2% kandidate vajza e gra

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të premte kryesinë për zgjedhje e 61 kryetarëve të degëve në këtë parti.

Kryesocialisti Edi Rama ka publikuar shifrat e kandidatëve për kryetarë ku në total janë 561 kandidatë për kryetarë në bashki. 34% e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë.

Ndërkohë 263 kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç ose 47% e kandidaturave. Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi. Ndërsa nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.

Sipas burimeve, në mbledhjen e kryesisë, do të shqyrtohet i gjithë procesi  i zhvilluar deri më tani si dhe do  të analizohen kandidatët e paraqitur në secilin takim të zhvilluar në të gjitha zonat.

Pas marrjes së rezultateve nga komisioni i ngarkuar për të zhvilluar dëgjesat, kryesia e PS, në vijim do të bëjë edhe vendimarrjen e saj, për të caktuar  kryetarët e rinj.

Në Kongresin e Partisë Socialiste u vendos shkarkimi i të gjithë kryetarëve të degëve me qëllim riorganizimin e partisë për zgjedhjet vendore të 2023. Të gjithë kandidatët për krerët e degëve  shpalosën programin e tyre përpara anëtarësisë. /m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT