ZYRTARE! Kryeministri britanik, Boris Johnson jep dorëheqjen nga posti, ja kur zgjidhet pasardhësi i tij

Përmes një konference live, kryeministri I Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se ka hequr dorë nga posti i Kryeministrit.
“Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri”, thotë Boris Johnson.
Tetë ministra, përfshirë dy sekretarë shteti, dhanë dorëheqjen dy orët e fundit dhe Johnson, i izoluar dhe i pafuqishëm, nuk i kishte mbetur rrugë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.
Pas ditësh me përpjekje për të ruajtur postin, Johnson është braktisur nga të gjithë, me përjashtim të një grushti aleatësh.
Ishte diçka thuajse e pabesueshme zgjedhja e Johnsonit në pushtet në 2019, kur ai fitoi një shumicë të madhe, duke fituar vota edhe në ato pjesë të Britanisë që nuk kishin mbështetur kurrë më parë partinë e tij konservatore.
Edhe ministri i tij i Financave, Nadhim Zahavi, që u emërua në post të mërkurën, i kërkoi shefit të tij të dorëhiqej.
“Kjo nuk është një situatë e qëndrueshme dhe gjendja vetëm sa do të rëndohet më tej. Për ju, për partinë konservatore dhe më e rëndësishmja për vendin, duhet të bëni gjënë e duhur dhe të largoheni tani”, tha ai në Twitter.
Sidoqoftë, BBC shkruan se Johnson do të vazhdojë të shërbejë si Kryeministër deri në vjeshtë.