Arrestimi i rusëve në Gramsh/ Peleshi zbulon një nga pistat e hetimit: Mund të kenë pasur synim…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zbuluar një nga pistat e hetimit të drejtësisë, në lidhje me çështjen e shtetasve të huaj në uzinën e Gramshit.

Në një konferencë për mediat, së bashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Peleshi tha se ka dyshime që kjo ngjarje është përdorur nga shtetasit e dyshuar si spiunë rusë për të devijuar vëmendjen nga një ngjarje tjetër e rëndësishme. Peleshi shtoi se personat e ndaluar kishin shumë ditë që qëndronin në vendin tonë.

“Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”, tha Peleshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT