“Barrikadat nuk i shkaktuan serbët”/ Kurti: Jam gati t’i jap dorën Vuçiç nëse…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” në lidhje me tensionet e fundit me Serbinë, për marrëveshjen e targave.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se nga data 1 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reciprocitetit për targat dhe për dokumentet për hyrje-dalje, ndërsa shtoi se këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar kohor.

Kurti ka thënë se është i gatshëm që t’i shtrëngojë duart me Vuçiç “nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen”.

“Unë jam gati të shtrëngoj duart me Vuçiçin, nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Atëherë 1 shtatori do të ishte pa rregulla të reja”, ka thënë Kurti për Die Welt.

Kurti foli edhe për barrikadat dhe tensionet e 31 korrikut, për të cilat  deklaroi se nuk u shkaktuan nga serbët e thjeshtë në atë pjesë, por nga krimi i organizuar dhe oligarkët, të cilët edhe marrin paga nga Serbia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT