BE, thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ndalni menjëherë retorikat nxitëse!

Bashkimi Evropian u bën thirrje përmes një deklarate për media, zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit që të ndalin menjëherë retorikat nxitëse. Në deklaratë theksohet se politikanët e të dyja palëve do të mbahen përgjegjës në rast të përshkallëzimit të tensioneve.

“Rritja e retorikës nxitëse së fundi mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkan Perëndimor janë mjaft shqetësuese. Politikanë të lartë të dyja palëve do të mbahen përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe potencialisht dhunë në rajon.

Të dyja palët duhet t’i ndalin menjëherë armiqësitë e ndërsjella dhe deklaratat e rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi”, thuhet në komunikatë të BE-së.

Po ashtu Brukseli vë në dukje se të gjitha çështjet duhet të diskutohen në dialog.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT