Çim Peka: Mos u trembi nga rusët miq, se Rama e ka aleat Putin. Trembuni nga Rama, se është më i rrezikshëm si Hitleri e Putin bashkë

Gazetari më i njohur në trevat shqiptare, Çlirim Peka, apo siç njihet për lehtësi me emrin Çim Peka, thotë se nuk duhet të trembemi nga rusët, pasi Rama është aleat me Vuçiç, dhe për pasojë edhe me Putin.
Sipas tij, shqiptarët duhet të tremben nga Rama, pasi është më i keq se Hiteleri e Putin bashkë.
“Është sekret publik që Vuçiç do Ramën në pushtet, e si rrjedhoje Putin nuk mund të jetë kundër atyre që Vuçiç do në Tiranë.
Të vetmen gjë që i kërkoi Zelenski Ramës në fjalën që mbajti për Parlamentin e Shqipërisë, ishte mos lejimi i turistëve rus në Shqipëri.
Rama bëri pikërisht të kundërtën. Jo vetëm se këtë gjë e pati kërkuar edhe Sali Berisha, jo se rusët do shpëtonin turizmin shqiptar nga falimentimi, por se Ramës i duhen rusët nëpër këmbë që të ketë mundësi të bëjë pazare më të rënda me perëndimin në dëm të demokracisë.
Jemi në anën e duhur të historisë thotë Rama, kështu pati thënë edhe Enver Hoxha në ‘45, kur u lejua të zhdukte pluralizmin rishtar në Shqipëri. Ata që ishin kundër regjimit të Hoxhës, automatikisht konsideroheshin në anën e gabuar të historisë.
Pikërisht këtë do të luaj edhe Rama në vjeshtën e vështirë për të nga protestat e paralajmëruara.
Dy pyetje shtrohen:
A do lejohet instalimi i regjimit të Ramës se qënka në anën e duhur të historisë kur të gjithë faktorët politikë janë kundër pushtuesit (atëherë Hitleri, sot Putin) si në ‘45?
A do mbyllin edhe një herë sytë përpara instalimit të një regjimi, demokracitë perëndimore si në 1945?
Ps: Shqiptarët nuk duhet ta bëjnë kurrsesi”, shkruan gazetari i famshëm.(TemA)