Ç’po shkruhet? Titulli i rëndësishëm që Dua Lipa mori në Kosovë po bën jehonë në mediat e huaja!

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është në qendër të vëmendjes ditët e fundit, që pas performancës së saj në “Sunny Hill Festival”.

Jo vetëm kaq por Dua ka qenë edhe në vëmendjen e mediave të huaja. Këngëtarja u nderua më herët me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”.

“Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës”, shkruajnë disa nga mediat ndërkombëtare.

“Ndërkohë që këngëtarja e “Don’t Start Now” u rrit në Britaninë e Madhe, prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës dhe familja u kthye në Prishtinë kur ajo ishte tetë vjeçe, menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë”, shkruan “Independent”.

Ç’po shkruhet? Titulli i rëndësishëm që Dua Lipa mori në Kosovë po bën jehonë në mediat e huaja!

Dua Lipa ka publikuar së fundmi një postim në rrjete sociale ku bën me dije se Fondacioni “Sunny Hill” tashmë është bashkuar me Akademinë e kantautorëve në Suedi, Musikmakarna.

Qëllimi i tyre ka të bëjë pikërisht me krijimin e një programi të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë

“Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi për të krijuar një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë”.

“Shkova në studio sot (e diel) për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita plotësisht nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi”.

“U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT