Dalin PAMJET/ Ja vendi ku u përleshën ushtarët shqiptarë me rusët në Gramsh

Mbrëmjen e sotme ka patur një përplasje fizike mes dy ushtarëve shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka me tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainase.

Tre shtetasit e huaj janë pikasur nga ushtarët shqiptarë që ndodheshin në krye të detyrës, ndërsa po kërkonin të hynin fshehurazi në godinë.

Në momentin që ushtarët shqiptarë janë afruar, rusët i kanë sulmuar duke përdorur mjete piroteknike dhe sprije.

Tre shtetasit e huaj të dyshuar si agjentë rusë, janë arrestuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe më pas i janë dorëzuar antiterrorit, ku edhe janë marrë në pyetje.

Në çantën e tyre janë gjetur aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte. Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur edhe foto të Uzinës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT