Dalin pamjet nga atentati në Vlorë, trupat e viktimave ende në mjetin e bërë shoshë nga plumbat

Janë publikuar pamjet nga mbikalimi i Panajasë në Vlorë, aty ku mbetën të vdekur dy persona nga një atentat i pak çasteve më parë.
Sikurse duket në pamje, mjeti ka përfunduar në kanalin anës rrugës, ndërsa trupat e viktimave ndodhen brenda makinës e cila është bërë shoshë nga plumbat.
Rruga është bllokuar pjesërisht nga policia, teksa janë shkaktuar radhë të gjata trafiku.