Del FOTO/ Autori e ndoqi, ky është i riu që u ekzekutua në mes të bulevardit të Elbasanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku ka mbetur i vrarë 25-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Autori i krimit ka qenë një i ri rreth 20-vjeç i identifikuar si K.Sh.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal mes dy të rinjve.

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Del FOTO/ Autori e ndoqi, ky është i riu që u ekzekutua në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT