DETAJE për sulmin në Gramsh, Timofeeva dyshohet e përfshirë në rrjet spiunazhi, lidhja që ka me shërbimet sekrete ruse

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë nga shtetasit rusë dhe ukrainas, të cilët tentuan të futen me forcë në uzinën e armëve.

Sipas burime  të “News24” një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit, i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh, dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.

Po sipas këtyre burimeve, këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.

Për të tre këta persona, dyshohet se bëjnë pjesë në forcat ruse të GRU(emri zyrtar i së cilës është Drejtoria Kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës ruse) dhe janë spiunë profesionistë, me mision të parapërcaktuar në Shqipëri. Nëse hetimet vërtetojnë këtë, atëhere ngjarja mund të trajtohet në përmasa më të mëdha.

Nga hetimet e Prokurorisë së Elbasanit bëhet me dije se dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas që tentuan të futen në uzinën e Gramshit, do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula spiunazhi, ndërsa rrezikojnë deri në 5 vite burg.

Kujtojmë se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç , janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Ndërsa në Poliçan, 4 çekë u kapën sot nga policia. Dy prej tyre ishin futur brenda tuneleve të fabrikës së armëve. Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT